Votimi me letërnjoftime të Serbisë është i lejuar

Aktuale

Votimi me letërnjoftime të Serbisë është i lejuar

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 18:14
Ilustrim

Votimi me letërnjoftime të Serbisë, në situata specifike, është i lejuar edhe në Kosovë. Në komunat veriore të Kosovës janë shënuar votime me dokumente serbe.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit KQZ-ës, Enis Halimi ka thënë se “të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët gjenden në listat e votuesve, kanë të drejtë që si dokument identifikimi t’i përdorin dokumentet që parashihen sipas ligjit dhe që janë të saktësuara edhe me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, ka thënë Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat