Nisma për Kosovën: Ndikimit serbo-rus në Kosovë po i vjen fundi

Aktuale

Nisma për Kosovën: Ndikimit serbo-rus në Kosovë po i vjen fundi

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 16:45
Ilustrim

Nisma për Kosovën ka mbajtur konferencën e radhës për media për procesin zgjedhor që është duke vazhduar.

Bilall Sherifi, kandidat për deputet nga ky subjekt politik ka bërë të ditur se informacionet e tyre janë inkurajuese për një proces të qetë zgjedhor.

“Nga raportimet në shtabet zgjedhore marrim informata shumë inkurajuese për proces të mirë dhe të qetë”, ka thënë Sherifi.

I pyetur për ndikim serbo-rus në këto zgjedhjer, ai ka thënë se ndikimeve të këtyre dy shteteve në Kosovë po u vjen fundit.

“Ditët kur Serbia dhe Rusia janë përzireë në punët e Kosovës po u vjen fundi. Mund të themi se ato ditë do të përfundojnë shpejt”, tha sekretari i Nismës për Kosovën.

Ai tutje ka shtuar se pret që në orët e ardhshme dalja të jetë edhe më e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat