Koha kur askush s’i njihte Ramush Haradinajn e Kadri Veselin, të gjithë gishtat lart për presidentin Rugova

Aktuale

Koha kur askush s’i njihte Ramush Haradinajn e Kadri Veselin, të gjithë gishtat lart për presidentin Rugova

Nga: Bota Sot Më: 10 qershor 2017 Në ora: 12:55
10 qershor 1999, kur trupat e KFOR-it hyrën në Kosovë

Sot mbushen 18 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë. Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

Po me këtë datë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.

1999 shënon edhe një vit ku të gjithë qytetarët e Kosovës besonin në bindjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të kryetarit të saj, Dr. Ibrahim Rugova, shkruan Bota sot.

Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi e publikuar atëkohë nga agjencitë e huaja, në të cilën shihen qytetarët e gëzuar duke pritur trupat e NATO-s, derisa në shenjë paqe, kanë ngritur dy gishta, shenjë kjo simbolizuese e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.

Në atë kohë, thuajse mbi 90 për qind e qytetarëve mbështesnin partinë e Rugovës.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së kishte si simbol dallues ngritjen e gishtit të madh, ndërsa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj simbol për mbështetësit e tij kishte ngritjen e grushtit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat