Dogana Shqiptare dhe ajo e Kosovës thellojnë bashkëpunimin

Aktuale

Dogana Shqiptare dhe ajo e Kosovës thellojnë bashkëpunimin

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 16:01
Pamje nga takimi

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës Shqiptare Belinda Ikonomi së bashku me bashkëpunëtorë është pritur sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Edhe ky takim bilateral i drejtorëve të përgjithshëm të Doganës së Kosovës dhe Doganës së Shqipërisë kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e doganës dhe eliminimin e barrierave potenciale në mes të dy vendeve tona.

Derisa takimi formal u zhvilluar rreth temave të mëposhtme siç janë:  Shkëmbimi I informacionit midis dy administratave, Diskutim lidhur me vlerën doganore dhe procedurat e aposteriorit, lehtësimi i tregtimit mes dy vendeve si dhe diskutim rreth grupit punues për portin e Durrësit.

Gjithashtu u diskutuan edhe tema të ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, bashkëpunim ky i cili lehtëson në masë të madhe tregtinë në mes të dy vendeve tona.

Të dy drejtorët e përgjithshëm pas takimit konkluduan se marrëdhëniet në mes të dy Doganave janë në nivelet më të larta të mundshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat