NATO interesohet për sigurinë kibernetike në Kosovë

Aktuale

NATO interesohet për sigurinë kibernetike në Kosovë

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 11:08
Pamje nga konferenca

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, Behar Selimi, pritën në takim shefin e stafit të KFOR-t, Aemal Bahadur, me të cilën folën për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për gjendjen e sigurisë kibernetike.

Selimi dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike e njoftuan për ta arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me sfidat me të cilën përballen sa i përket gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë.

 Në këtë takim me zyrtarin e lartë të NATOS u bisedua edhe për gjetjen e bashkëpunimit në rritjen e sigurisë në këtë fushë.

 Të dy palët  dakorduan se së shpejti do të vijë një eksperte e NATO-s në Kosovë, për të vlerësuar nevojat për mbështetje nga NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat