Fotografi të papara: Momenti i tensionimit të situatës ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit

Aktuale

Fotografi të papara: Momenti i tensionimit të situatës ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 21:40
Thaçi dhe Vuçiq në Samitin e Brdos

Në Samitin e presidentëve të Ballkanit Perëndimor (Brdo Brione) që para tri ditësh u mbajt në Brdo afër Krasnjës të Sllovenisë, mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Aty ishte edhe presidenti i sapobetuar i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhe siç ka ndodhur edhe herëve tjera që sa herë janë takuar Thaçi dhe Vuçiq të ketë përplasje, kështu ndodhi edhe kësaj here.

Sipas asaj që ka thënë Vuçiq, përplasja ndërmjet Thaçit dhe tij ka qenë e ashpër, më e ashpra deri më tash.

Ai në një moment tha se krah i kishte dalë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, derisa në anën tjetër, Bujar Nishani i Shqipërisë e kishte mbështetur Thaçin.

Dhe ky ballafaqim verbal u vlerësua si konfrontim shqiptaro-sllav.

Megjithatë, pak dihet nga ajo që realisht ka ndodhur.

Në fotografi, Thaçi dhe Vuçiq shihen të tensionuar edhe gjatë shëtitjes së liderëve në oborrin ku mbahej Samiti.

Në këto fotografi Thaçi shihet sikur e qorton Vuçiqin, derisa ai ul kokën dhe vazhdon të ecë i nervozuar.

Përplasjen në këtë samit, sonte e konfirmoj edhe vetë presidenti nga Kosova i cili tha që Vuçiq e ka të vështirë ta kuptoj, por duhet të kuptoj, se Kosova është shtet i pavarur.

Thaçi i kishte thënë Vuçiqit se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe se nuk mund të paramendohet anëtarësimi i Serbisë para Kosovës.

Thaçi dhe Vuçiq janë përplasur edhe herëve tjera si në Samite Ballkanike dhe Evropiane, e po ashtu edhe në dialogun e Brukselit. 

Image
Thaçi dhe Vuçiq në Samitin e Brdos
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat