3 premtimet e Hashim Thaçit për Mitrovicën, tash edhe Veseli

Aktuale

3 premtimet e Hashim Thaçit për Mitrovicën, tash edhe Veseli

Nga: B.S Më: 7 qershor 2017 Në ora: 13:28
Kadri Veseli e Hashim Thaçi

Imer Mushkolaj, analist dhe njohës i zhvillimeve në vend, përmes një postimi në facebook, ka kujtuar premtimet për bashkimin e Mitrovicës që ishin dhënë nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Ai, në reagimin e tij ka përmendur tri premtimet e Thaçit, sa ishte kryetar i PDK-së. Sipas Mushkolajt, me premtim të njëjtë po vazhdon edhe kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli.

Ja reagimi i plotë:

Hashim Thaçi, 1999: Do të bashkohet Mitrovica.

Hashim Thaçi, 2009: Mitrovica do të bashkohet.

Hashim Thaçi, 2013: Më 3 nëntor Mitrovica do të bashkohet.

Kadri Veseli, 2017: S’do të ketë më jug e veri, Mitrovica do të jetë e bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat