Të verbërit do të mund të votojnë të pavarur

Aktuale

Të verbërit do të mund të votojnë të pavarur

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 07:10
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dak

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka sot pret në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu dhe drejtorin e Qendrës së ofrimit të shërbimeve për të verbër nga kjo shoqatë, Daut Tishuku.

Pas takimit, Daka, Kadriu dhe Tishuku do të mbajnë konferencë për media.  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe në këto zgjedhje do t’u ofrojë mundësi personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar që të mund të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të ruajnë fshehtësinë e votës së tyre, përmes shabllonëve në shkrimin e Brailit.

Në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ-ja ka planifikuar që në çdo Qendër Votimi (889 Qendra Votimi) të dërgojë shabllon në shkrimin e Brailit dhe Listën e Kandidatëve të Subjekteve Politike në këtë shkrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat