Molliqaj për fotografinë: S’kam qenë dhe s’do jem kurrë në PDK

Aktuale

Molliqaj për fotografinë: S’kam qenë dhe s’do jem kurrë në PDK

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 21:57
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Magazinën Zgjedhore, ka komentuar fotografinë në të cilën shihet bashkë me tani presidentin e shtetit Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar se ajo fotografi është bërë gjatë një vizite të Thaçit në gjimnaz, duke theksuar se kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ajo fotografi është bërë menjëherë pas luftës. Hashim Thaci ka ardhur në gjimnazin e Decanit. Dhe unë e kam pranuar që jam në atë foto. Por nuk kam qenë kurrë në PDK. E kanë pranuar edhe zyrtarë të kësaj partie. Nuk kam qenë dhe kurrë nuk do të jem pjesë e kësaj partie”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat