Pacolli në Ferizaj premton rritje ekonomike dhe dyfishim të buxhetit

Aktuale

Pacolli në Ferizaj premton rritje ekonomike dhe dyfishim të buxhetit

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 12:25
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, sot fushatën e ka filluar në Ferizaj, duke shpalosur kështu programin para qytetarëve të mbledhur.

Ai tha se do të ketë rritje ekonomike prej tetë përqind dhe dyfishim të buxhetit, nëse ata e marrin pushtetin.

Ndërsa kryetari i degës së Ferizajt, Labinot Tahiri, para qytetarëve tha se “e vetmja zgjidhje për ndryshim ne vend është vota juaj për koalicionin dhe AKR-në”.

“Në politikë nuk u futa pse desha, por sepse e pata të nevojshme të ndihmojë njerëzit”.

Ai tha se Pacolli, përkundër që në Ferizaj punësoi shumë qytetarë ai kurrë nuk ia imponoi askujt votën.

“Por tash është koha ta votoni AKR-në”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat