Hoti: Do t’i mundim koalicionin e natës, asnjë pëllëmbë toke, s’do të falet me asnjë çmim

Aktuale

Hoti: Do t’i mundim koalicionin e natës, asnjë pëllëmbë toke, s’do të falet me asnjë çmim

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 17:22
Tubimi në palestrën e sporteve "Karagaç".

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti, gjatë takimit me qytetarë në qytetin e Pejës, i siguroi ata që asnjë pëllëmbë toke nuk do të falet me asnjë çmim, dhe se me mençuri, do të adresojnë çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ndërsa u shpreh i entuziazmuar, me pritjen që këtij koalicioni iu bë në Pejë. 

Hoti: Asnjë pëllëmbë toke, s’do të falet me asnjë çmim

“ Ju sot po e vulosni fitoren e LDK-së me 11 qershor. Është e  jashtëzakonshme kjo masë. Është tepër emocionuese. Ndihem i sigurte për fitoren me këtë prezencë tuajën këtu. Kështu është kthyer koha e Rugovës me këtë masë.  Jam njeriu më i lumtur në botë me këtë pritje. Është momenti më i veçantë i jetës sime...Jemi këtu me qytetarët e Pejës dhe me Rugovasit për të lidh besën, që me 11 qershor, do ta ndërrojmë gjendjen në Kosovë. Jemi këtu para juve që të iu sigurojmë se do të shërbejmë me nder siç u ka shërby gjithmonë LDK-ja. Siç u ka shërbyer kryetari juaj, për katër vite qeverisje në komunën e Pejës. Jemi këtu përpara juve për të iu siguruar, se asnjë pëllëmbë toke e Kosovës, nuk do të falet me asnjë çmim. Sepse ne jemi njerëzit e besës. Sepse ne nuk shantazhohemi. Sepse neve nuk mund të na kërcënojnë. Sepse ne kemi duart e pastra. Ne me mençurinë do ta adresojmë çështjen e demarkacionit, me Malin e Zi. I sigurojmë rugovasit se me kujdes asnjë pëllëmbë toke e Kosovës, nuk do të humbet”, tha ai.

Ndërsa kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se Kosovës i nevojitet një kryeministër i mençur, si Avdullah Hoti.

Image
kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se Kosovës i nevojitet një kryeministër i mençur, si Avdullah Hoti.

Mustafa: Kosovës i nevojitet njeri i mençur si Avdullah Hoti

“Kosova do ta ketë kryeministrin më të mirë që ka pas. Do ta ketë Avdullah Hotin. Njeri i dijshëm, ekspert, politikan të matur. Njeri i cili di ti mendojë, para se me i marrë vendimet. Kosovës i nevojitet një kësi njeri. I nevojitet njeri i mençur, njeri i urtë dhe njeri që e qon Kosovën përpara dhe ky është Avdullah Hoti ”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi i ka falënderuar të pranishmit, ka shprehur bindjen se LDK dhe koalicioni i shpresës do të shënojnë fitore më 11 qershor.

“Ne, në Pejë, me besimin e qytetarëve tanë, në katër vitet e kaluara e mundëm koalicionin që sot e kemi përballë. Edhe kësaj radhe, fitorja jonë do të nisë në Pejë dhe do të shtrihet në tërë Kosovën”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka shtuar se ndër të arriturat kryesore të Pejës ka qenë zhdukja e zhvatjes dhe haraçit. “Patëm premtuar se do ta zhdukim zhvatjen dhe haraçin dhe e bëmë këtë, patëm premtuar infrastrukturë dhe e bëmë. I bëmë të gjitha, sepse ne jemi njerëz të punës, të besës dhe të fjalës, siç ishin themeluesit e LDK-së dhe siç janë të gjithë njerëzit e LDK-së, siç ishte Presidenti historik Ibrahim Rugova”, ka theksuar Muhaxheri, i cili e ka falënderuar edhe kryeministrin Mustafa për mbështetjen që i ka dhënë.

“Komuna e Pejës e pati ndihmën e Qeverisë Mustafa dhe ne i falënderojmë për kontributin e tyre të dhënë në zhvillimin e Pejës”, ka përfunduar Hoti.

Ndërsa kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila tha se ky koalicion ka mençurinë, për t’i çuar proceset përpara.

Lila: Ky koalicion ka mençurinë, për t’i çuar proceset përpara

“Ky koalicion përveç që e ka idenë dhe programin, e ka dhe trimërinë dhe mençurinë e mveshur si karakteristikë në gjithë listën e saj, të prirë nga njeriu i cili e ka guximin, forcën dhe vendosmërinë për ta shtyrë Kosovën përpara, në proceset të cilat të tjerët e ngecen”, tha ajo./N.Jakupi/ 

Hoti: Asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk do të humbet për asnjë çmim

Koalicioni LDK, AKR, LD dhe Alternativa mbajtën tubim me qytetarë e simpatizantë në Pejë.

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës tha se në Pejë para katër viteve, me ndihmën e qytetarëve të qytetit kanë mundur koalicionin që e kanë përballë në këto zgjedhje.

"Ne patëm premtuar se do ta zhdukim zhvatjen dhe haraçin dhe e bëmë. Ne patëm premtuar se do të investojmë në arsim, rini dhe shëndetësi dhe e bëmë. E bëmë sepse jemi njerëz të fjalës, të punës dhe të besës. Ashtu siç janë të gjithë njerëzit e LDK-së dhe ashtu siç ishte presidenti Ibrahim Rugova", tha Muhaxheri ndërsa shtoi se komuna e Pejës e pati vazhdimisht përkrahjen e kryeministrit Mustafa.

Image
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit të LDK-së, Avdullah Hoti, u shpreh të jetë i emocionuar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve të Pejës në tubimin e së dielës.

Në fjalën e tij për Avdullah Hotin, i pari i Pejës tha se Hoti është krenaria e Pejës dhe se do ta këtë përkrahjen e pafund të qytetarëve të këtij qyteti.

Madje ai tha se fitorja e zgjedhjeve të kaluara në Pejë, me 11 qershor, do të shtrihet në gjithë Kosovën.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit të LDK-së, Avdullah Hoti, u shpreh të jetë i emocionuar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve të Pejës në tubimin e së dielës.

Ai tha se në këtë mënyrë dëshmohet se po kthehet ‘fryma rugoviane’.

"Jemi këtu me juve qytetarë të Pejës dhe rugovas, për të lidhë besën se me 11 qershor do të ndërrojmë gjendjen në Kosovë. Jemi përpara juve t'iu sigurojmë me nder, siç iu ka shërbyer LDK dhe kryetari juaj për katër vite me radhë. Jemi këtu për t'iu siguruar këtu se asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk do të humbet për asnjë çmim", u shpreh ai.

Sipas tij, themeluesit e LDK-së janë bërë bashkë me brezin e pavarësisë me plan konkret se si të jetësojnë fitoren më 11 qershor. Hoti, në Pejë, premtoi zhvillim ekonomik, rritje pagash dhe se me qeverisjen e tyre, Rugovën do ta bëjnë vendin më të dëshiruar për turistët..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat