Ymeri dënon sulmin e mbrëmshëm në Londër

Aktuale

Ymeri dënon sulmin e mbrëmshëm në Londër

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 15:56
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i ka dënuar sulmet e mbrëmshme terroriste në Londër.

Ai ka thënë se terrorizmi është brendë e njerëzimit, por që ngjarjet e tilla nuk e ndëpresin procesin demokratik në Britaninë e Madhe.

“Terrorizmi është brengë e njerëzimit. Pas ngjarjeve në Londër, unë në emër të gjithë aktivistëve të Lëvizjes, i bashkohem ngushëllimeve për familjarët e viktimave, për të lënduarit e për popullin britanik.Fakti se as ngjarje të tilla të rënda nuk e ndërpresin procesin demokratik në Mbretërinë e Bashkuar, na tregon se demokracia di të jetë më e fortë se brutaliteti. Ndaj kurrë nuk duhet të ndalemi së punuari për të“, ka shkruar në facebook Ymeri.

Në sulmet e mbrëmshme në Londër u vranë shtatë persona, kurse të lënduar mbetën rreth 48 tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat