Ish prokurorja e EULEX, Britanisë: Bëni si Kosova, arrestoni imamët ekstremistë

Aktuale

Ish prokurorja e EULEX, Britanisë: Bëni si Kosova, arrestoni imamët ekstremistë

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 14:13
Ish prokurorja e EULEX në Kosovë, Maria Bamieh

Ish prokurorja e EULEX në Kosovë, Maria Bamieh, ka dënuar sulmet e fundit terroriste që ndodhën në Britani mbrëmjen e kaluar.

Madje ajo mendon se zgjidhja e duhur është që edhe Britania e Madhe duhet të fillojë aksionin për arrestimin e imamëve, sikurse Kosova që arrestoi ekstremistët që do të luftonin në Siri.

Tutje Bamieh shton se të gjithë ata që mbështesin të keqen duhet dëbuar nga Britania.

”Kur isha në Kosovë, kishte shumë ekstremistë që do të luftonin në Siri. Prokurorët e Kosovës arrestuan të gjithë Imamët. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë imamët nga xhamitë ekstremiste duhet të arrestohen të intervistuar dhe nëse ka prova atëherë do të deportohen menjëherë. Ata që mbështesin një të keqe të tillë duhet gjithashtu të dëbohen. Liria e fjalës ka kufizime kur inkurajon veprimet e dhunës. Ne duam një përgjigje të menduar mirë. Kemi nevojë për më shumë komunitete dhe policë të armatosur. Dhe ne duhet të merremi me internetin. Pse të qëndroni në Britani nëse nuk i pëlqeni vlerat tona”, është shprehur ish-prokurorja e EULEX.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat