Sulmi në Londër, Hoti: Britania do ta tejkalojë edhe këtë sfidë

Aktuale

Sulmi në Londër, Hoti: Britania do ta tejkalojë edhe këtë sfidë

Nga: A.M. Më: 4 qershor 2017 Në ora: 12:14
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit terroristë në Londër, i cili ka shprehur keqardhjen e tij  për këtë ngjarje.

Hoti ka shkruar në Facebook se ky është një sulm ndaj vlerave më sublime të mbarë njerëzimit.

Postimi i plotë

Ndjej keqardhje të thellë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Londër. Ky është një sulm ndaj vlerave më sublime të mbarë njerëzimit. Jam i bindur që Britania e Madhe si vatër e demokracisë dhe civilizimit perëndimor do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat