Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, njëherit kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, me të nisur fushata zyrtarisht ka filluar me shkrime në llogarinë personale në Facebook.
Ahmeti ka shkruar, se më nuk ka maska, e as vija të kuqe të rrejshme. Zgjedhja është e qartë sipas tij.
Postimi i tij:
Nuk ka maska më. Nuk ka vija të kuqe të rrejshme. Zgjidhja është e qartë, e zgjedhja është e juaja.
Levizja Vetëvendosje ështe mjet për të realizuar qëllimet tona e që janë zhvillimi, barazia dhe rendi.
Të gjitha këto thjeshtë për një jetë më të mirë me dinjitet.