SHBA shton trupat në Kosovë

Aktuale

SHBA shton trupat në Kosovë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:45
Pamje nga video

Në kuadër të misionit të NATO-s, 90 ushtarë amerikanë nga Garda Kombëtare janë vendosur të hënë në Kosovë, ku do të qëndrojnë për nëntë muaj.

Në një kronikë të realizuar nga një televizion lokal në SHBA para nisjes, ushtarët thonë se ata vijën në Kosovë për të mbështetur dhe siguruar kosovarët dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë nëpër vend.

Për disa nga ushtarët, kjo do të jetë hera e parë që vijën me mision në këtë pjesë të botës.

“Në Kosovë nuk kam qenë asnjëherë dhe as diku tjetër në Europën Juglindore. Kam qenë disa herë në Lindjen e Mesme, por kjo do të jetë një aventurë e re”, tha njëri nga ushtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat