Quni tregon pse Thaçi e Veseli duhet të jenë në burg

Aktuale

Quni tregon pse Thaçi e Veseli duhet të jenë në burg

Më: 28 maj 2017 Në ora: 22:37
Anton Quni, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

(E plotësuar) - I ftuar sonte në emisionin e përjavshëm ‘’Kojshia Show’’, ishte ish deputeti i LDK-së, Anton Quni me të cilin në pëgjithësi u diskutua për gjendjen politike në vend.

I pyetur se a ka qenë propozim i partisë si kandidat për kryeministër të vendit, Quni e mohoi një gjë të tillë duke shtuar se kandidati i tanishëm i LDK-së për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti është njeriu i duhur për LDK-në dhe tërë Kosovën.

Ai tha se në LDK kanë qenë të përmbajtur sa i përket premtimeve dhe se nuk kanë premtuar gjëra të pamundura.

Kur u pyet se a do të bëhet Kosova si Zvicra?, Quni tha se se mund ta bëjmë Kosovën si Zvicrën, por si cilën Zvicër?  ‘’Nëse dojmë me ba si ajo para 100 viteve, po mundemi…Ne duhet ta bëjmë shtetin edhe me kulturë, të mirat që krijohen të bëhen me djersë’’, tha Quni duke shtuar se për të arritur nivel të tillë duhet shumë punë, si në arsim, drejtësi etj.

Quni foli edhe për Gjykatën Speciale, me ç’rast tha se nuk ka pse të frikësohet, por duhet të frikësohet Gjykata nga ai pasiqë siç tha ata kanë ngritur çështje që neve na etiketojnë rëndë. Ai tha se raporti i Dick Marty-t e demolizon popullin e Kosovës, duke shtuar se nuk e di nëse do të ketë arrestime nga ajo apo jo.

Anton Quni flet për vrasjet e njerëzve të LDK-së

Quni tha se e përbashkëta e vrasjeve të pasluftës ishte që ata ishin të afërt me Ibrahim Rugovën.

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës foli edhe për vrasjet e njerëzve të LDK-së pas luftës. Ai tha se ato janë raste të pazbuluara që kanë një spjegim, për të cilat duhet të merren organet e drejtësisë.

Quni më tutje foli edhe për ushtarakët si Sali Çekajn, Agim Ramadanin për të cilët tha se janë vrarë në operacione ushtarake në luftë ndaj armikut, ku shtoi se çdonjeri që ngritë teori apo dyshim në lidhje me këtë gabon rëndë.

Ish deputeti i LDK-së tha se e përbashkëta e vrasjeve të Enver Malokut, Xhemajl Mustafës e të të tjerëve është se kanë qenë institucionalista dhe shumica prej tyre kanë qenë të afërt me programin politik të presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorë të tij dhe shtoi se kur është situata e tillë natyrisht që ngriten pikëpyetje që kanë qenë fokus të ndokujt. Ai tha se për këto punët i kanë organet përgjegjëse dhe se nuk duhet të krijohen hamendje pa fakte e argimente.

Thaçi e Veseli duhet të jenë në burg

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Anton Quni, thotë se qëndron prapa deklaratave se Kadri Veseli e Hashim Thaçi duhet të jenë prapa grilave.

Sipas tij, shumë gjëra për të cilat duhet të nisin hetimet, janë përgjegjësi e Veselit dhe Thaçit, duke mos përmendur raste konkrete.

“Prapa grilave sepse shumë gjëra që kanë ndodhur në Kosovë, gjëra që duhet tu nënshtrohen hetimeve dhe të marrin një vendim, jam i bindur se përgjegjësit për këto ngjarje janë Kadri Veseli e Hashim Thaçi”, tha Quni.

Në emisionin “Kojshia Show”, ai tregoi edhe pse i quajti frikacak të luftës.

“Sa i përket angazhimeve tipike profesionale ushtarake, angazhimet e tyre kanë qenë minimale. dhe atëherë nuk kanë qenë shembull për tu ndjekur”, tha Quni.

“Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Kam shumë kundërshtar politikë, për të cilët kanë respekt të madh, sepse në luftë kanë qenë model. Ata që kanë pasur shpirt luftarak, që kanë gjetur forcë për të luftuar. Në mesin e tyre janë Ramush Haradinaj e Sylejman Selimi”, përfundoi Quni.

Dëgjojeni nga minuta e 20’të:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat