Ramush Haradinaj: Për Kosovën do të jetë Fillim i Ri, i zoti punës do të jem unë

Aktuale

Ramush Haradinaj: Për Kosovën do të jetë Fillim i Ri, i zoti punës do të jem unë

Më: 28 maj 2017 Në ora: 18:41
Ramush HaradinajRamush Haradinaj

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në qytetin e Vushtrrisë.

Ai ka thënë se e vetmja mënyrë që Kosova të ndërtohet është që Qeveria të punojë sa më afër popullit, e jo larg tyre.

“Qysh bëhet Kosova? E vetmja mënyrë është që Qeveria të mos punojë larg popullit, por të rrijmë përballë dhe të folim për punët se si ato duhet të rregullohen”, ka thënë Haradinaj.

Edhe Haradinaj ka thënë se për Kosovën do të jetë Fillim i Ri, pasi i zoti punës do të jetë pikërisht ai.

“Disa e kanë pas mundësinë me i kry këto punë e nuk kanë mujt, disa tjerë nuk i dinë. Për Kosovën do të jetë Fillim i Ri, e ku i zoti punës do të jem unë”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për raportin e Kosovës me Serbinë, ku ka thënë se ‘kojshitë’ nuk kanë vend në Kosovë.

Haradinaj ka premtuar ndihmë për bujqit, ferment dhe gjithashtu tha se do ta fuqizojë ekonominë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat