Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sot ka marr studimin e fizibilitetit me orientime për zhvillimin e Trepçës. Sipas tij, ky studim ka nxjerrë rezultate pozitive që ofrojnë mundësi të mira për zhvillimin e këtij gjigandi ekonomik të Kosovës.
Mustafa thotë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të bëjë që Trepça të jetë sërish krenaria e Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Pranova sot studimin e fizibilitetit me orientime strategjike për zhvillimin e Trepçës.
Ky studimi ka nxjerr në pah rezultate shumë të rëndësishme pozitive dhe ofron perspektivë të jashtëzakonshme për zhvillimin e këtij gjigandi ekonomik të Kosovës.
Qeveria aktuale, me punë e përkushtim maksimal, e shpëtoi nga falimentimi dhe e vuri Trepçën në binarët e zhvillimit.
Koalicioni LDK-AKR do të bëjë që Trepça të jetë sërish krenaria dhe motori i zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Prandaj, në këto zgjedhje nuk guxojmë që asetet e Kosovës t’i lemë në dorë të amatorëve dhe keqpërdoruesve të dëshmuar. IM