Haradinaj: Dita e mirë shihet me mëngjes

Aktuale

Haradinaj: Dita e mirë shihet me mëngjes

Më: 25 maj 2017 Në ora: 11:26
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli me ekipin e të rinjve kreativ dhe inovativ nga ICK

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka treguar për aktivitetet e tij së bashku me kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Postimi i Ramush Haradinajt në Facebook:

 “Dita e mirë shihet me mengjes!

Sot e filluam bashkë me z. Veselin, një mengjes pune së bashku me ekipin e të rinjve kreativ dhe inovativ nga ICK. Rinia e Kosovës është rini e kohës së inovacionit, teknologjisë informative dhe e aplikacioneve.

E pëlqej ta quaj “Tech-Dardanians”, një zonë e veçantë inovative e biznesore që siguron infrastrukturen e nevojshme për kompanitë tona të fushës inovative, teknologjike dhe programuese – të gjitha në një vend.

#KaArdhëKoha për #FillimineRi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat