Nikoliq: Po ta njohim Kosovën pranohemi më shpejtë në BE

Aktuale

Nikoliq: Po ta njohim Kosovën pranohemi më shpejtë në BE

Më: 25 maj 2017 Në ora: 10:09
Presidenti në largim i Serbisë, Tomislav Nikoliq

Presidenti në largim i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se politika e vendit të tij nuk do të ndryshojë në marrëdhëniet me Bjellorusinë apo edhe me vendet tjera.

Ai ka theksuar se është i lumtur për gjithçka që ka barë gjatë mandatit të tij pesë vjeçar, shkruajnë mediat serbe.

Ai ka thënë se vendosi edhe për bisedimet e drejtpërdrejta me Kosovën që cilave ka thënë se u priu drejt pikës më të lartën në mënyrë që të parandalonin konflikt dhe që të gjenin një zgjidhje.

Por që Nikoliq ka folur edhe për anëtarësimin e shtetit serb në Bashkimin Evropian.

“Është dëshirë e jona pranimi në BE dhe këtë ne do të mund ta arrinim më shpejtë nëse do ta pranonin pavarësinë e të ashtuquajturit shtet i Kosovës”, ka thënë Nikoliq.

Por ai ka përmendur se po që se edhe bashkë me BE do t’i shpallnin sanksione Rusisë atëherë do ta kishin më të lehtë pranimin në këtë union.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat