Veseli: Fillimi i Ri, mundësi punësimi

Aktuale

Veseli: Fillimi i Ri, mundësi punësimi

Më: 24 maj 2017 Në ora: 14:23
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Vesel

(E plotësuar) - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur të mërkurën nga qindra studentë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Ai para tyre  tha se fuqizimi i rinisë dhe gruas është koncepti bazë i Fillimit të Ri. Dhe për  t‘u bërë kjo, tha Veseli, duhet të ecët më shpejt, reforma të thella dhe vendim-marrje e guximshme.

Veseli: Me Fillimin e Ri fuqizohet rinia dhe gruaja

“Kosova duhet të ec shumë shpejt përpara dhe koncepti i fillimit të ri  kini parasysh cili është, fuqizimi në mënyrë të veçantë i rinisë dhe gruas për këtë evazion. Fuqizimi i rinisë na inicion përpara reformat ekonomike, ne duam që vendin tonë fuqishëm dhe shpejt me vizion i cili është shumë I qartë me parametrat të cilat janë shumë matës në vendimmarrjen e cila është shumë e guximshme e cila do ta transformojë Kosovën tonë, Kosovë e cila sot është konsumuese në një Kosovë e cila është prodhuese”, tha Veseli.

Më tutje Veseli ka shtuar se koncepti i Fillimit të Ri është  të krijojë vende tjera pune për rininë e Kosovës.

Veseli: Koncepti i Fillimit të Ri është krijimi i vendeve të punës

“Fillimi i Ri nuk është një koncept i cili iu gjen vetëm vende pune. Rinia duhet të krijojë  rinia inovativ, rinia e përgjithshme atë të cilën e njohë unë duhet të krijojë vende tjera të punës. Kjo është ajo e cila do të fokusohemi në konceptin e Fillimit të Rri. Mendoni qysh nga tani, përfitoni nga përvoja,  të cilat i keni në aspektin studimor mundohuni t’i zhvilloni idetë tuaja ”, tha Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për zgjedhjet që do të mbahen me 11 qershor. 

Veseli: Fillimi i Ri për rini që krijon vende pune

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur të mërkurën nga qindra studentë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Ai para tyre  tha se fuqizimi i rinisë dhe gruas është koncepti bazë i Fillimit të Ri. Dhe për  t‘u bërë kjo, tha Veseli, duhet të ecët më shpejt, reforma të thella dhe vendim-marrje e guximshme.

“Kosova nuk ka mundësi të hupë në kohë. Kosova duhet të ecë shumë shpejt përpara. Dhe koncepti i Fillimit të Ri keni parasysh cili është: fuqizimi në mënyrë të veçantë i rinisë dhe gruas. Fuqizimi i rinisë dhe ecja e përpara e reformave ekonomike. Ne duhet që vendit tonë fuqishëm dhe shumë shpejt, me një vizion i cili është shumë i qartë, me parametra që janë shumë matës, me vendim-marrje e cila është e guximshme, ta transformojmë Kosovën tonë, nga një Kosovë e cila sot është konsumuese, në një Kosovë e cila është prodhuese”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së tha po ashtu se Fillimi i Ri nuk synon që vetëm të krijojë mundësi për punësim për të rinjtë, por synon që të zhvillojë rininë në mënyrë që ajo të krijojë vende të lira pune.

“Fillimi i Ri nuk është një koncept i cili juve ju gjen vetëm vende të lira pune. Rinia duhet të krijojë , rinia inovative, rinia e përgjegjshme, rinia e fuqishme , atë të cilën e njoh unë, duhet të krijojë vende të lira pune. Kjo është ajo që do të fokusohemi në konceptin e fillimit të ri. Mendoni qysh nga tani, përfitoni nga përvojat të cilat i keni nga aspekti studimor, mundoheni të zhvilloni idetë e juaja, bëhuni bashkë, një, dy, tre, bëni një startup”, deklaroi Veseli para studentëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat