Ambasada e SHBA-së thirrje partive: Të ndalën të gjitha format e frikësimeve politike

Aktuale

Ambasada e SHBA-së thirrje partive: Të ndalën të gjitha format e frikësimeve politike

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:58
Logo e ambasades së SHBA-ve

Ambasada e SHBA-ve dhe OSBE-ja, përmes një komunikate për media kanë ftuar të gjitha partitë dhe subjektet politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike.

“Garuesit politik Kosovarë kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar. Ftojmë të gjithë liderët politik që t’i refuzojnë dhe ti dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikmëri t’i hetoj të gjitha raportet  e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat