“E gjithë bota ishte kundër Ramush Haradinajt, për kryeministër”

Aktuale

“E gjithë bota ishte kundër Ramush Haradinajt, për kryeministër”

Më: 22 maj 2017 Në ora: 23:15
Ramush Haradinaj

Këshilltari në largim i Isa Mustafa, Besnik Berisha ka thënë se është gjysma e botës e cila e ka kundërshtuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj për kryeministër.

“Ju e dini, se në kohën kur u bë VLAN-i, gjysma e botës ishte kundër Ramush Haradinajt për të qenë kryeministër, dhe kjo ishte arsyeja pse u prish blloku opozitar”, tha Berisha në emisionin Dialog Plus në TV Dukagjini.

Ndërkaq, ish- zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Ishte Isa Mustafa ai i cili e tradhtoi bllokun LVAN dhe shkoi me PDK-në”, tha Luma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat