Sejdiu: Të tjerët i provuam qe 17 vjet, tash provojeni Vetëvendosjen

Aktuale

Sejdiu: Të tjerët i provuam qe 17 vjet, tash provojeni Vetëvendosjen

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:04
Dardan Sejdiu, nënkryetar i Vetëvendosjes

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Vetëvendosjes, ka thënë se Mesatarja e premtimeve të tyre ka qenë 160 mijë vende të punës dhe s’janë realizuar as 10 për qind të tyre.

“Është e lehtë për të gjetur arsyetime, kemi nevojë për transformime rrënjësore”.

“Demagogjia është e njëjtë për shumë vjet. Ne e kemi provuar një model ekonomik që nuk ka funksionuar, rezultate janë evidente. Vend pune mund të gjesh veç nëse ke të njohshëm në partitë në pushtet, e jo për shkak të dijeve. Prandaj duhet të vije Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Sejdiu.

“Një njeri po të zgjohej sot nga koma do mendonte se PDK-ja kurrë s’ka qenë në qeveri, por në fakt PDK është tash e sa vjet duke qeverisur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat