Abdullahu: Agim Kikaj nuk vdes kurrë, la pas njerëzoren

Aktuale

Abdullahu: Agim Kikaj nuk vdes kurrë, la pas njerëzoren

Nga: B.S Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:57
Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e deputetit të LDK-së, Agim Kikaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka treguar se bashkë me Gecajn, Veliun e Beqirin kanë fjalët më të mira për të dhe se edhe ose ja vdekur, ai nuk vdes kurrë pasi pas ka lënë njerëzoren me shembullin e jetës dhe veprës së tyre, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

IN MEMORIAN - mundesia e munguar

AGIM KIKAJ – NJEREZORJA TRASHEGOHET NUK VDES

Zakonisht në raste të tilla thuhet “ kisha nderin ta njoh”. Po ja që të qëndrosh shumë gjatë në kurbet të ndodhë edhe kjo - të mos kesh nderin as fatin, t’i njohësh disa njerëz për të cilët kur dëgjon çfarë thonë për ta, kur ikin nga kjo botë, të dhimbsen edhe për diçka - për mundësinë e munguar që nuk i ke njohur. Këtë mungesë e ndjeva sot kur takova në mëngjes aktivistët e devotshëm të LDK-së Ismet Beqirin Agim Veliun, Bajram Gecajn dhe kolegun tim këshilltarin Bexhet Musliu. Tek po bisedoja me ata më la mbresa shumë ajo çfarë thanë për Agim Kikajn. E jashtëzakonshme. Kjo nuk ishte ajo e zakonshmja që për të vdekurit gjithmonë flitet mirë. Jo. Kjo ishte diçka krejt tjetër dhe krejt ndryshe. Gjatë gjithë kohës ata i kishin sytë mbushur me lot dhe flisnin për Agim Kikën fjalët nga më të përzgjedhura - i këndshëm, i urtë, intelegjent i arsimuar, jo imponues, etj etj. Këta njerëz nuk vdesin, jo vetëm pse kanë lënë trashëgimtar pas, por pse pas kanë lënë njerëzoren me shembullin e jetës dhe veprës së tyre. Ngushëllime./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat