“Kosova dhe LDK-ja humbën një luftëtar dhe aktivist të paepur për të ardhmen e vendit”

Aktuale

“Kosova dhe LDK-ja humbën një luftëtar dhe aktivist të paepur për të ardhmen e vendit”

Nga: B.S Më: 19 maj 2017 Në ora: 08:05
Agim Kikaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj që njëherësh është këshilltari i kryeministrit Mustafa, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e deputetit të kësaj partie, Agim Kikaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka thënë se Kosova dhe LDK-ja ka humbur një luftëtar dhe aktivist të paepur për të ardhmen dhe mirën e Kosovës, përcjell Bota sot.

Poashtu ai ka njoftuar se varrimi i Kikajt bëhet në ora 17.

Postimi i plotëe:

U PREHSH NË PAQE AGIM KIKAJ

Mbrëmë u nda fizikisht nga ne Agim Kikaj, deputeti ndër më konstruktivët, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar. Kosova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës humbën një luftëtar dhe aktivist të paepur për të ardhmen më të mirë të këtij vendi. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën punove pandashëm dhe zoti të bekoftë miku im Agim.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në fshatin Lupq i Poshtëm./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat