Konfirmohen emrat e atyre që mbetën jashtë listës së LDK

Aktuale

Konfirmohen emrat e atyre që mbetën jashtë listës së LDK

Nga: BOTA SOT Më: 18 maj 2017 Në ora: 20:45
LDK

(E plotësuar) - Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, nuk është pjesë e listës së kësaj partie për deputet.

Lajmin e ka bërë të ditur Bulliqi duke shtuar se jashtë është lënë edhe kolegu i tij, Adem Salihaj.

Ai ka thënë më tej se Vjosa Osmani gjendet në një listë rezervë.

“Unë dhe Adem Salihaj jemi lënë jashtë listës, kurse Vjosa Osmani gjendet në listën rezervë”, ka thënë shkurt Bulliqi.

Më herët, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin.

Ai ka thënë se publikimi i listës do të bëhet të premten. 

Ka deklaruar se në listë janë edhe ish-deputetët, por nuk ka pranuar të flasë nëse Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë larguar apo jo nga kjo listë.

Veliu ka thënë se në mbledhjen e sotme është bërë aprovimi i kandidatit për kryeministër, është marrë vendimi për koalicionet dhe lidhjet me grupet tjera politike dhe aprovimi i kandidatëve për listë.

Ka shtuar se vetëm dy vota ishin kundër dhe ishte vetëm një abstenim në aprovimin e këtyre kandidaturave.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se nesër do të vendoset për listën definitive që sipas tij do të jetë listë e fitores.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me këtë rast ka aprovuar unanimisht nominimin e Hotit si kandidat për kryeministër. 

Bulliqi: Unë dhe Salihaj jemi jashtë listës

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, nuk është pjesë e listës së kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Bulliqi e ka thënë këtë duke shtuar se jashtë është lënë edhe kolegu i tij, Adem Salihaj.

“Unë dhe Adem Salihaj jemi lënë jashtë listës, kurse Vjosa Osmani gjendet në listën rezervë”, ka thënë shkurt Bulliq.

***

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin.

Veliu ka theksuar se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës u aprovua kandidati i LDK-së për kryeministër, që sipas tij u bë me unanimitet, pastaj vendimi për koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit si dhe aprovimin e listës së kandidatëve për deputetë të LDK-së, i cili aprovim u bë më shumicën absolute të votave, ku dy vota ishin kundër dhe një abstenim.

Veliu: Ka qenë një proces i hapur

“Lista e kandidatëve për deputet është bërë në bazë të disa kritereve, të cilat janë diskutuar në LDK dhe propozimeve të marra nga degët e LDK-së në një proces shumë të hapur dhe transparent, në biseda me të gjitha strukturat e LDK-së. Në listat e LDK kanë qenë të gjithë deputetët, ish deputetët. Ka figura tjera, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Kuvendit të LDK-së. Ka qenë një proces i hapur që është diskutuar dhe është vendos në forumet e LDK”, tha Velliu.

Ai shtoi se lista definitive e deputetëve do të bëhet publike pas konsultave të kryetarit të partisë me kryesinë, kjo do të bëhet publike.   

Kurse kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdulla Hoti shprehu gëzimin për mbështetjen që mori nga LDK që të nominohet për kryeministër të vendit, duke shprehur besimin në fitore.

Hoti: LDK është plotësisht unike në kandidaturën për kryeministër

“Para jush shpreh gëzimin tim që sot LDK është plotësisht unike në kandidaturën për kryeministër të vendit dhe kjo mua më jep shpresë të plotë për koalicionin që kemi formuar. Siç e keni parë në ditët e fundit janë marr vendime kapitale në LDK, që vetëm kjo parti me gjithë këtë përvojë mund të bëjë”, tha Hoti.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër, Avduall Hoti, ka thënë se nesër do të vendoset për listën definitive që sipas tij do të jetë listë e fitores.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me këtë rast ka aprovuar unanimisht nominimin e Hotit si kandidat për kryeministër.

Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së e ka lëshuar ish kryetari i kësaj partie Fatmir Seidiu, i cili për media ka bërë të ditur se më nuk do të jetë kryetar nderi i kësaj partie, por vetëm një anëtar i thjesht.

Image

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë në listën për deputetë ish deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin. Ndërsa sipas burimeve të Kp, ish deputetët e LDK-së Shpetim Bulliqi, Vjosa Osmani dhe Adem Salihaj, nuk janë përfshi në listë.

Mos përfshirja e tyre në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e përgjithshme, është bërë me arsyetimin se nuk kanë respektuar vendimet e kryesisë së partisë.

Por në paraqitjen për media, Agim Veliu ka thënë se lista është miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm dhe se pas konsultave të kryetarit të partisë me kryesinë, kjo do të bëhet publike.

Ai ka thënë se në listë janë ish deputetët, por nuk ka pranuar t’u përgjigjet gazetarëve me emra të pyetur për Bulliqin, Osmanin dhe Salihajn.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, aprovon nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër

Në mbrëmjen e së enjten është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku është aprovuar kandidatura për kryeministër të Avdullah Hotit.

Ky aprovim është publikuar në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook së bashku me një foto nga kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm.

"Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së aprovon unanimisht nominimin e kandidatit për kryeministër Dr. Avdullah Hoti", thuhet në postimin e LDK-së.

Në këtë mbledhje, pritet të aprovohet edhe lista e propozuar nga degët dhe kriteret për përfaqësim në Kuvend./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat