Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa nuk duhet të lejohet të vendos gjithçka vet

Aktuale

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa nuk duhet të lejohet të vendos gjithçka vet

Më: 18 maj 2017 Në ora: 20:07
Lidhja Demokratike e Kosovës

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, edhe pse nuk ishte ftuar të marrë pjesë.

Nga ora 18:30 Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka nisur mbledhjen dhe pritet që të përcaktohet lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Ish kryetari i LDK-së dhe ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se qëllimi i tij për pjesëmarrje në këtë takim, “është vrojtimi im si po zhvillohet ky proces”, tha Sejdiu.

Ish presidenti u shpreh se kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nuk duhet të lejohet të vendos gjithçka vet pa pyetur Këshillin Drejtues dhe strukturat e tjera drejtuese.

Në rrjetet sociale janë dhënë njoftime të pakonfirmuara, se në listën e LDK-së për deputet nuk do të jenë Ftamir Sejdiu, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Adem Salihaj Murat Hoxha dhe Shpejtim Bulliqi. Këta ndryshe njihen edhe si “rebelët” e LDK-së, pasi ishin kundër demarkacionit dhe lidhjes së koalicionit PDK-LDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat