Eksperti gjerman: Si ndikuan Turqia dhe Arabia Saudite te populli më sekular i Ballkanit, ja çfarë thotë për zgjedhjet në Kosovë

Aktuale

Eksperti gjerman: Si ndikuan Turqia dhe Arabia Saudite te populli më sekular i Ballkanit, ja çfarë thotë për zgjedhjet në Kosovë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 maj 2017 Në ora: 15:40
Kosovë

Pas artikullit të konservatores gjermane “Die Welt” (të përshtatur ekskluzivisht në “Bota sot”) se qeveria gjermane kërkon llogari nga autoritetet e Kosovës për shtimin e ekstremizmit dhe radikalizimit, ku hise të veçantë për këtë ka edhe Arabia Saudite dhe Turqia, së fundi për median “Deutschlandfunk” ka dhënë një intervistë njohësi i vjetër i shqiptarëve Nobert Mappes-Niediek.

“Në fakt Kosova është një shtet sekular, mbase me Shqipërinë shoqëritë më sekulare të Ballkanit. Islami dhe religjioni nuk kanë luajtur kurrë rol të rëndësishëm. Pas përfundimit të komunizmit dhe tërheqjes së Serbisë u fut sistemi shkollor pluralist dhe u ndërtuan shkolla turke, ndërsa Arabia Saudite ndërtoi xhami dhe u përqendrua te shoqatat e dobta joqeveritare duke i financuar. Këto janë parë çdoherë më dyshime, prej fillimit, si aleatë të ngushtë të amerikanëve. Si rregull ka një islamofobi të madhe te shumica e banorëve të Kosovës dhe në vitet e fundit kjo është ndryshuar masovikisht,” thotë fillimisht ai, duke shtuar se edhe ndikimi turk dhe arab është ngritur kohëve të fundit në Kosovë, përcjell botasot.info.

“Pra Turqia ndër Erdoganin ka ndjekur një politikë të ashtuquajtur neo-osmane, siç thuhet gjithmonë. Ata kanë krijuar një rreth të vendeve, të cilët përpara Luftës së Parë Botërore ishin pjesë e Perandorisë Osmane, mbi të gjitha me shumicë muslimane si në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Maqedoninë perëndimore. Dhe ky është qëllimi, për të rritur peshën e jashtme politike dhe të kundërpërgjigjet BE. Ndërsa te Arabia Saudite është e lidhur fort ndjenja politike dhe misionare. Ata shihen globalisht si konkurrentët e Iranit dhe përdorin paratë e naftës, për ideologjinë e tyre dhe për të reklamuar islamit e tyre radikal,” tha Mappes-Niediek.

Lidhjet familjare me Turqinë dhe zhgënjimi nga Europa

Sesi ka ardhur deri te simpatia e madhe e shumë shqiptarëve kundrejt Turqisë dhe Arabisë Saudite, eksperti gjerman përgjigjet:

“Shqiptarët me Turqinë kanë raporte tradicionale. Ka shumë familje shqiptare që prej shekullit të kaluar janë zhvendosur në Turqi dhe ruajnë kontaktet. Shumë intelektualë nga Kosova flasin turqisht dhe vendi ishte nën udhëheqjen e sulltanit prej disa shekujsh. Erdogani i tha këto gjatë vizitës së tij në Prishtinë 2013. Kundrejt Arabisë Saudite çdogjë rrotullohet rreth parasë dhe politikës. Pra është diçka tjetër.”

Ai shton se kjo politikë e shtimit të ndikimeve të lindjes ka ardhur si pasojë e zhgënjimit të shqiptarëve kundrejt integrimit të gjatë europian. “BE liberalizon vizat për 42 milion ukrainas dhe nuk e bën këtë për 1.8 milion banorët e Kosovës. Përkundër ndihmave të shumta financiare nga Brukseli në Prishtinë, vendi vijon të jetë i varfër dhe këta para mbesin në duart e politikanëve të korruptuar. Andaj tash kemi shtimin e radikalizmit të shoqërisë së Kosovës, përkundër që nuk ka rrënjë kulturore, por si zhgënjim dhe poshtërim.”

Në pyetjen e fundit se çfarë prejt nga zgjedhjet e reja në Kosovë, Mappes-Niediek përgjigjet:

“Kjo është vështirë të sqarohet, mbase do ketë shumë pak ndryshime. Shumë banorë i quajnë partitë që votojnë të korruptuara, por mbi të gjitha është një sistem klientelist. Mbase babai ka një punë në qeveri ose ndonjë ndërmjetës në parti dhe nëse nuk sjell votat e duhura del nga partia dhe mbetet i papunë. Me fjalë tjera: Njerëzit nuk votojnë një parti, sepse ata janë të kënaqur ose për shkak të programit të mirë, por sepse duhesh patjetër të jesh pjesë e ndonjërës. Dhe natyrisht mundesh një ditë të mbështesësh këtë sistem. Atëherë bile më shumë në rrugë sesa në zgjedhje.”/Bota sot

Lexo edhe:Die Welt: Gjermania e shqetësuar me aktivitetet turke dhe arabe në Kosovë, do kërkojë llogari për shtimin e radikalizmit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat