Ky është qëndrimi i Gjermanisë për koalicionet parazgjedhore në Kosovë

Aktuale

Ky është qëndrimi i Gjermanisë për koalicionet parazgjedhore në Kosovë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:25
Ambasadorja Angelika Viets

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, duke folur për koalicionet parazgjedhore në Kosovë, ka thënë se qytetarët janë ata të cilët duhet vet ti vlerësojnë ato.

Në një përgjigje përfaqësues të Ambasadës Gjermane, kanë mbajtur qëndrim neutral pasi që nuk kanë dashur të komentojnë rreth kësaj çështjeje.

“Janë qytetarët e Kosovës ata, të cilët duhet të gjykojnë çështjen e partive dhe koalicioneve të cilat garojnë në zgjedhje. Ambasada Gjermane nuk i komenton ato”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë zerit.

Po ashtu, kjo Ambasadë ka kërkuar që pas zgjedhjeve të formohet sa më shpejt Qeveria.

“Pas zgjedhjeve, shpresojmë të krijohet shpejt një qeveri e re, në mënyrë që puna rreth temave të rëndësishme për Kosovën të mund të vazhdohet menjëherë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat