Lidhje Demokratike e Kosovë edhe sot do të ketë diskutime me Vetëvendosjen për mundësinë që në zgjedhjet e 11 qershorit të shkojnë në listë të përbashkët zgjedhore. Kështu lë te nënkuptohet zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Shkodran Hoti, zëdhënës i partisë Vetëvendosje, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë informatë dhe nuk ka çka të zbulojë, por që sipas tij gjithçka do të behet e ditur në një konferencë për shtyp e cila do të mbahet prej orës 13.
Në lidhje më mundësinë e shkuarjes në zgjedhje në një listë të përbashkët,deputetë nga Vetëvendosje nuk kanë dashur të komentojnë, pasi që sipas tyre ende nuk ka asnjë qëndrim i cili është marrë nga takimet që dje kanë pasur këto dy parti.
Ndryshe Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa nuk ka mbyllur mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen.
Në një konferencë për media, ku edhe prezantoi aderime të reja Mustafa tha se ata tani janë duke i zhvilluar punët brenda koalicioneve që kanë arritur, mirëpo procesi për Vetëvendosjen mbetet i hapur që të mund të diskutojnë për të.
“Proceset tjera pasi të bëhen zgjedhjet mbeten të hapura. Në këtë proces e kemi koalicionin e deritashëm”, tha Mustafa në konferencën për media të LDK-së ku u prezantua aderimi i Lumir Abdixhikut.
Mirëpo për lëvizjen Vetëvendosje gjerat janë ashtu siç kanë qenë dhe se nuk ka ndonjë zhvillim, të ri në lidhje më mundësinë për bashkëpunim me LDK-në .
Në orët e vona mbrëmë janë takuar zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe me ata të Vetëvendosjes por që nuk kanë arritur asnjë marrëveshje.