Hoti: Pres me padurim të filloj angazhimin për t'ju shërbyer qytetarëve të Kosovës

Aktuale

Hoti: Pres me padurim të filloj angazhimin për t'ju shërbyer qytetarëve të Kosovës

Nga: H.O. Më: 17 maj 2017 Në ora: 23:37
Avdullah Hoti/ Kandidat për kryeministër

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti nga blloku LDK-AKR-Aleternativa, përmes një njoftimi në Facebook ka ftuar rininë për një takim nesër rreth orës 14.00.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mezi pret të filloj angahzimin dhe të ju shërbej gjithë qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë në Facebook:

Te dashur te rinje e te reja,

Te enjten ne oren 14:00, ne hotel Emerlad mbajme takimin me rini. Pres me padurim t'ju drejtohem juve, pasi kam marre mbeshtetjen e plote nga LDK-se dhe nga gjithe koalicioni i qendres se djathte per KRYEMINISTER.

Ky eshte koalicioni i shpreses per Kosoven, per te udhehequr Kosoven drejt te ardhmes.

Pres me padurim te filloj angazhimin per t'ju sherbyer juve dhe gjithe qytetareve te Kosoves./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat