Tokat, veturat dhe motoçikleta – kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Aktuale

Tokat, veturat dhe motoçikleta – kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Më: 17 maj 2017 Në ora: 12:36
Ramush Haradinaj

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj gjithë pasurinë e tij thotë se e ka bërë pas vitit 2000.

Ai në vitin 2014 ka deklaruar shtëpi e toka të cilat i ka vlerësuar me 670 mijë euro.

Haradinaj në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2015 kishte ndryshuar shumë pak krahasuar me deklarimin që e kishte bërë në vitin 2014.

Në vitin 2009 Haradinaj kishte blerë 200 hektarë tokë kodrinore nga privatizimi që e kishte bërë Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për 200 hektarë tokë, Haradinaj kishte paguar vetëm 75 mijë euro apo 3 euro e 75 cent për një ari.

Po ashtu Haradinaj ka deklaruar edhe 3 vetura dhe një motoçikletë të cilat i ka vlerësuar me 68,000 euro.

Në llogarinë e tij ai ka 13 mijë, të cilat nuk i kanë ndërruar në dy vite të deklarimit.

Të hyra vjetore të tij nga paga si deputet dhe pensioni invalidor ka 20,556 euro dhe afër 8 mijë të bashkëshortes.

I vetmi ndryshim në deklarimin e pasurisë është se në vitin 2014, Haradinaj kishte afër 3 mijë euro më shumë të hyra vjetore, ose 23 mijë e 100.

Mbrëmë Haradinaj është nominuar kandidat për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK dhe NISMA, i cili ka rreth vetes edhe 11 parti tjera më të vogla. /kallxo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat