Pacolli: Perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve

Aktuale

Pacolli: Perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve

Nga: B.S Më: 17 maj 2017 Në ora: 10:29
Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, thotë se fitoren për perspektivën e Kosovës do ta definojë vetëdija e qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se skena politike e Kosovës është ajo që pamë mbrëmjen e kaluar, duke u shprehur i bindur se do të fitojë e drejta, përcjell Bota sot.

Ndryshe partia e Behgjet Pacollit ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

‘Koalicionit të djathtë’ i është bashkuar edhe partia më e re në vend ‘Alternativa”.

Të dashur miq,

Skena politike ne Kosovë eshte kjo që e përjetuam natën e kaluar, në orët e vona. Të ecim përpara, do të fitojë e drejta , fitorën për përspektivën e Kosovës do ta definoj vetëdija e qytetarëve. Na priftë e mbara...!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat