Lekaj: Ramushi është kandidat për Kryeministër

Aktuale

Lekaj: Ramushi është kandidat për Kryeministër

Më: 17 maj 2017 Në ora: 00:37
Pal Lekaj

Tashmë është zyrtare: Partia Demokratike e Kosovës ka bashkuar forcat me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor para mbylljes së afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për deklarimin e koalicioneve.

Arritjen e marrëveshjes PDK-AAK-Nisma e ka konfirmuar për mediat vendore Pal Lekaj, zyrtar i lartë i AAK’së.

“Koalicioni është arritur, Ramushi është kandidat për kryeministër. Lista do të jetë 50 me 50”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat