Nënkryetari i LDK-së: Më 11 qershor do ta çlirojmë edhe një herë Kosovën

Aktuale

Nënkryetari i LDK-së: Më 11 qershor do ta çlirojmë edhe një herë Kosovën

Më: 16 maj 2017 Në ora: 23:25
LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK, bashkë me partitë e tjera me të cilat ka lidhur koalicion zgjedhor, do ta çlirojnë Kosovën edhe një herë më 11 qershor.

"Pas shkeljes me dy kambë dhe njianshëm të marrëveshjes së koalicionit nga ana e PDK, të cilët e mbështetën mocionin e Nismës, ndihmue edhe nga AAK, VV e Lista Serbe, sipas detyrës kushtetuese dhe mbas konsulltimeve të mbrendshme disa ditore, LDK sot e finalizoi koalicionin parazgjedhor për herë t’parë mbas çlirimit me AKR, Alternativën, Lëvizjen “Vatra”, Lëvizjen për Drejtësi, shoqninë civile e autoritete tjera përfaqësuese në Kosovë", ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

"Ky hap i madh asht ndërmarrë për me e çlirue jeten politike nga ata që shtetin e rrxojnë dhe e ngrisin kur t’dojnë, simbas qefeve dhe interasave të tyne paritake. Koalicioni i qendrës së djathtë, i udhëhequn nga LDK, ka ndërmarrë këtë mision për me e çlirue jeten politike me 11 qershor, që koincidon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, me mbështetjen e parezervë dhe të pakursyeshme të qytetarëve të Republikës, të cilët janë themeli i shtetit tonë", është shprehur Haziri.

"Dy fjalë për fund, unë personalisht kisha nderin me qenë i nominuem dhe i kërkuem, (sikur edhe dy nënkryetarët tjerë) nga kryetari i partisë, që njani prej neve ta udhëheqim këtë kauzë politike. Por, tuj dashtë me kontribue në rritjen e koalicioeve, në mbështetjen ma t’madhe të qytetarëve, sikur edhe për mos i nxjerr qytetarët e mi të dashtun të Gjilanit katër herë në votime gjatë verës, apo edhe kolegët e mi në Podujevë e Istog, vendosëm me i dhanë mbështetje të parezervë zotni Avdullah Hotit, për të cilin kam me punue natë e ditë drejt fitores plebishitare", ka shkruar nënkryetari i LDK'së.

"I falëmnerit shumë kryeministrit në detyrë dhe qeverisë për planifikimin e investimeve të mëdha për Gjilanin. Njashtu, nji falënderim i pafund shkon për qytetarët e Gjilanit për besimin e tyne, të cilët i lus që t’na mbështesin në këtë kauzë të re", përfundon shkrimi i Hazirit në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat