Kandidati i LDK-së për kryeministër, flet Abrashi, nuk është Abdixhiku

Aktuale

Kandidati i LDK-së për kryeministër, flet Abrashi, nuk është Abdixhiku

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:29
Arban Abrashi

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka hezituar të tregojë se kush është kandidati favorit brenda LDK-së për ta zëvendësuar liderin Isa Mustafa dhe të jetë kandidati për kryeministër i partisë.

Abrashit në Info Magazine i janë thënë emrat e kandidatëve potencialë dhe atyre që më shumë se të tjerët janë përfolur nëpër media, por ai s’ka pranuar ta dallojë një emër nga të tjerët.

“Kandidati i ardhshëm duhet të ketë disa parametra – duhet të jetë pjesë e LDK-së, i pranueshëm për elektoratin tonë dhe ai kandidat duhet të jetë fitues i zgjedhjeve, sepse ne çdo ditë presim t’i fitojmë zgjedhjet”, pohoi Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Lutfi Haziri i plotëson ato kritere të cilat i përmenda. Haziri ka mbështetje të madhe, por të njëjtën e kanë mbështetjen edhe kandidatë të tjerë. Agim Veliu pa dyshim se i plotëson kushtet, siç i plotësojnë edhe shumë kandidatë të tjerë brenda LDK-së. Ndërsa Vjosa Osmani i ka përparësitë dhe mangësitë e saja, si të gjithë kandidatët e tjerë”, pohoi Abrashi.

Ndërsa, i pyetur për të përfolurin Lumir Abdixhikun, Abrashi tash se “brenda LDK-së kanë shprehur rezerva për njerëz që vijën nga jashtë partisë”.

“Por, në fund do të vendos këshilli i përgjithshëm”, shtoi ai “javën e ardhshme do të dihet kandidati i LDK-së për kryeministër dhe në fakt kryeministri i ardhshëm i Kosovës – jemi të bindur se do të dalim të parët”.

“Për emrin e kandidatit pritni edhe dy-tre ditë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat