AAK i reagon Vulinit: Serbia nuk është gati për paqe

Aktuale

AAK i reagon Vulinit: Serbia nuk është gati për paqe

Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:18
Selia e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu ka kundërpërgjigjur Aleksandër Vulinit, duke thënë se Serbia e përfaqësuar me njerëz si Vulini, repliken e fundit e ka marrë në vitin 1999 nga Ramush Haradinaj dhe Kosova, dhe do mbetet e tillë derisa Kosova është e fortë të qëndrojë në këmbët e saj.

Në një komunikatë të AAK-së, thuhet se sa për edukimin tuaj, duam t'ua rikujtojmë se gjenocidi serb në Kosovë ka këtë bilanc: rreth 20 mijë të vrarë e masakruar, 5 mijë të zhdukur, 20 mijë femra të dhunuara, 800 mijë civilë të dëbuar. 250 mijë objekte te rrënuara, asnjë përgjegjësi, asnjë kërkimfalje.

“Përderisa vazhdoni të ushqeni retorikën gjenocidale të Millosheviqit, duke fyer rëndë viktimat e pafajshme civile të luftës së fundit të Kosovës, ju do të vazhdoni të jeni humbësit më të mëdhenj - ashtu siç humbët në vitin 1999 përballë UÇK-së e NATO-s. Serbia nuk është gati për paqe, sepse ju nuk jeni gati për të vërtetën. Rruga e Kosovës është e pa kthyeshme”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Përndryshe, ministri i Punës së Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se Serbia është kujdestar i paqes në Ballkan dhe se BE-ja duhet të dënojë deklaratat e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Serbia është kujdestar i paqes në Ballkan dhe bën çdo gjë për të shmangur konfliktet, pra pritet me të drejtë që BE-ja dhe SHBA të dënojnë fuqimisht thirrjet e Ramush Haradinaj, ka thënë Aleksandër Vulin, lider i Partisë Socialiste në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat