Hoyt Yee: Kryeministri i ri i Kosovës të ketë guxim për miratimin e Demarkacionit

Aktuale

Hoyt Yee: Kryeministri i ri i Kosovës të ketë guxim për miratimin e Demarkacionit

Më: 13 maj 2017 Në ora: 15:05
Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budvë, ka thënë se shpreson që kryeministri i ardhshëm i Kosovës të ketë guximin ta miratojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Siç njoftojnë mediat e Podgoricës, Hoyt Yee ka thënë se shpreson që kryeministri i ri i Kosovës do të ketë më shumë guxim dhe do të miratojë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne pamë një retorikë dhe politika nacionaliste, e pamë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në Republikën Serbe në Bosnje, ka kërcënime për shkëputje, turma që shpërtheu në parlamentin në Shkup, opozita në Mal të Zi, e cila ka bojkotuar parlamentin. Për të shmangur të gjitha këto, udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike, për reformat e nevojshme, por jopopullore në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës të kenë guximin për të miratuar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi “, ka thënë Yee.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, sipas Zëvendësndihmës-sekretarit Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka forcuar konsistencën e politikës së dyerve të hapura, por edhe ka zbuluar vendosmërinë e Rusisë që të minojë të ardhmen euroatlantike të Ballkanit, duke filluar nga plani i rrezikshëm dhe i ulët për destabilizimin e Malit të Zi, nga mbështetja lëvizjeve në Bosnjë dhe nga përpjekjet për izolimin e Kosovës.

“Kemi qenë dëshmitarë të retorikës nxitëse dhe të politikave ndarëse, kemi parë gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanë në Republika Srpska të cilët kërcënojnë me ndarje, turmën e tërbuar që pushtoi parlamentin në Shkup, opozitën në Mal të Zi, e cila po e bojkoton jetën parlamentare”, ka thënë Hoyt Yee, duke folur për rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Duhet theksuar se zv.ndihmës sekretari amerikan Yee, kishte bërë përpjekje maksimale që t’i bind liderët e vendit që ta votojnë Demarkacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat