Mustafa jep një lajm të mirë

Aktuale

Mustafa jep një lajm të mirë

Nga: A.Zh Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:28
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka njoftuar se Komiteti ndërministror vendosi sot që të fillojnë procedurat për ndërtimin e segmentit të parë prej 21.6 kilometrash të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Në shkrimin e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se Qeveria e prirë nga LDK-ja krijoi disiplinë shembullore financiare, përcjell Bota sot.

"Komiteti ndërministror vendosi sot që të fillojnë procedurat për ndërtimin e segmentit të parë prej 21.6 kilometrash të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Kjo Autostradë, me gjatësi 47.1 kilometra, përpos fondeve të ndara direkt nga Buxheti i Republikës së Kosovës, do të finalizohet edhe me përkrahjen e institucioneve financiare më kredibile botërore, të cilat tani ofrojnë përkrahje të parezervë për Kosovën, pasi që Qeveria e prirë nga LDK-ja krijoi disiplinë shembullore financiare", ka shkruar kryeministri./BS/

Image
Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, pjesa e parë e të cilës është promovuar më 31 dhjetor 2016
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat