Isa Mustafa: I kemi dhënë shkollë PDK-së për mënyrën e qeverisjes

Aktuale

Isa Mustafa: I kemi dhënë shkollë PDK-së për mënyrën e qeverisjes

Më: 12 maj 2017 Në ora: 19:39
Isa Mustafa

Kryeministri dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë sot se kjo parti i ka dhënë shkollë PDK-së për mënyrën e qeverisjes.

“I kemi dhënë shkollë PDK-së dhe të tjerëve se si bëhet buxheti, si menaxhohet paraja publike. Ne ju kemi dhënë shkollë atyre (PDK-së) se si luftohet korrupsioni dhe si kryhet mandati pa asnjë anëtar të korruptuar”, ka thënë Mustafa.

Ai duke komentuar deklarimet e disave brenda partisë së Kadri Veselit se PDK-ja është akademi për partitë tjera, ka thënë se “PDK-ja mund të jetë akademi e tradhtive dhe akademi e ndërskamcave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat