Më 16 maj diskutohet për Kosovën në Kombet e Bashkuara

Aktuale

Më 16 maj diskutohet për Kosovën në Kombet e Bashkuara

Më: 11 maj 2017 Në ora: 12:45
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të debatojë për Kosovën më 16 maj.

Serbia në këtë takim do të përfaqësohet nga Ministrja e Drejtësisë, Nela Kuburoviq.

Ajo për gazetën “Novosti” ka thënë se në këtë mbledhje edhe një herë do të theksojë se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë.

Ajo, megjithatë, tha se vendi i saj nuk do të qëndrojë i heshtur ndaj  kërcënimit që vjen nga siç tha “liderët politike shqiptarë, lobistët më të mëdhenj dhe ata që e kundërshtojnë krijimin e Gjykatës Speciale për të ndjekur penalisht krimet e kryera nga UÇK-ja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat