Mediat ruse: Kryeministër i ri i Kosovës – Haradinaj ose Pacolli

Aktuale

Mediat ruse: Kryeministër i ri i Kosovës – Haradinaj ose Pacolli

Më: 11 maj 2017 Në ora: 11:40
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Pas rënies së Qeverisë së Kosovës, pyetja që shtrohet është se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit.

Sputniku rus në një artikull dedikuar zhvillimeve të fundit në vendin tonë vlerëson se shef i ardhshëm i ekzekutivit në Kosovë mund të jetë, Ramush Haradinaj.

Ky medium shkruan se pas aktualitetit të ri në Kosovë, një numër çështjesh që ishin dashur të adresoheshin këto ditë do të mbeten  mënjanë, “të tilla si detyrimet në lidhje me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, negociatat në Bruksel, themelimin i Asociacionit të komunave serbe dhe fillimi I punës së Gjykatës Speciale.

“Prishtinës tani i mbetet që të organizojë zgjedhjet e parakohshme pas së cilave do të duhej të formohej Qeveria e re. Duke pasur parasysh vlerësimet e tanishme mund pritet që të ulen në karrige e kryeministrit Ramush Haradinajt, por as spekulimet që Behgjet Pacollit të bëhet kryeministër i ardhshëm  për, gjoja, kontaktet e tij me Rusinë nuk janë larg nga e vërteta”, shkruan Sputnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat