Mustafa mbledh kryesinë e LDK-së

Aktuale

Mustafa mbledh kryesinë e LDK-së

Më: 11 maj 2017 Në ora: 08:39
Kryeministri në detyrë njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa

Kryeministri në detyrë njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, do të mbledh sot kryesinë e kësaj partie.

Kështu ka bërë të ditur Mustafa përmes Facebook-ut.

“Anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, Sot do të mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve të LDK-së. LDK e fuqishme dhe unike do të ofrojë perspektivën më të mirë për Kosovën. Do të mbledhim rreth vetes të gjithë ata që ia dojnë të mirën këtij vendi. Vullneti i LDK-së i gërshetuar me interesat e vendit, kapërcen çdo interes tjeter!”, shkruan Mustafa.

Ndryshe qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa u rrëzua dje përmes një mocioni të mosbesimit të përkrahur edhe nga partneri i koalicionit qeverisës, PDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat