Musliu: Adem Salihaj e Anton Quni dëshmitarë të Speciales, por ja si përgjigjen ata

Aktuale

Musliu: Adem Salihaj e Anton Quni dëshmitarë të Speciales, por ja si përgjigjen ata

Nga: BOTA SOT Më: 10 maj 2017 Në ora: 14:29
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se deputetët e LDK-së, Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë në Gjykatën Speciale, përcjell Bota sot.

Këtë deputetja Musliu tha se ia ka thënë një kolegë nga LDK-ja.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, deputeti Quni tha se emblema e UÇK-së nuk është emblemë prapa së cilës duhet të fshihen ata që kanë kryer krime lufte.

Kurse deputeti Adem Salihaj tha se askush nuk e ka kontaktuar lidhur me këtë.

“Nuk kam faj nëse dikush jeton në ankth nga gjykata speciale”, ka thënë Salihaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat