Veseli – Qunit: Flasim ku të duash e si të duash

Aktuale

Veseli – Qunit: Flasim ku të duash e si të duash

Më: 10 maj 2017 Në ora: 12:55
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka qenë shumë kritik në fjalimin e tij në Kuvend, ndaj kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se ka pasur plan që të tërhiqet nga politika, por që këtë nuk do ta bëjë derisa Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi të përfundojnë prapa grilave.

Pas përfundimit të fjalimit Veseli i tha: “Nuk e di a je duke folë si profet a si hero, s’të mora vesh asgjë, por megjithatë për këto çka fole flasim ku të duash dhe kur të duash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat