Sherifi-Mustafës: Edhe qershorin e vitit të ardhshëm është Ramazan

Aktuale

Sherifi-Mustafës: Edhe qershorin e vitit të ardhshëm është Ramazan

Nga: B.S Më: 10 maj 2017 Në ora: 08:08
Bilall Sherifi

Mbrëmë kryeministri Isa Mustafa është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme në qershor, pasi është Ramazan.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime, e ka reaguar edhe sekretari i Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi, përcjell Bota sot.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe në qershorin e vitit të ardhshëm kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet e rregulla është Ramazan.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në qershor të këtij viti sepse, siç tha në një intervistë televizive: "Është Ramazan"!

Aq shumë e ka verbuar dëshira për të qëndruar në pushtet sa që ka harruar se poashtu edhe në qershorin e vitit të ardhshëm është Ramazan!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat