Arifi: Mustafa nesër në mbrëmje ndoshta s’është më kryeministër

Aktuale

Arifi: Mustafa nesër në mbrëmje ndoshta s’është më kryeministër

Nga: B.S Më: 9 maj 2017 Në ora: 23:11
Nënkryetari i AAK-së, Avni Arifi

Nënkryetari i AAK-së, Avni Arifi nga AAK, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa lidhur me atë se zgjedhjet nuk mund të mbahen në muajin e shenjtë të Ramazanit. ?

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai thotë se ndoshta Mustafa nesër edhe mund të mos jetë më në postin e kryeministrit, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

E niva edhe këtë. “Sbon zgjedhje se është Ramazan në qershor e qysh me i thirrë njerëzit ninueshëm me dal në fushatë” këtë e tha prof.dr isa. Hahahaha valla poshtë ka ra katuni. Don me marrë sulluhin njeri prej mërzie që nesër nmbramje ndoshta sështë më Kryeministër./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat