Vuçiq: Do të angazhojmë edhe ne emra të njohur për dialogun me Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Do të angazhojmë edhe ne emra të njohur për dialogun me Kosovën

Më: 8 maj 2017 Në ora: 21:17
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, njëherësh president i zgjedhur, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi do të angazhojë emra të njohur botërorë si ndihmues në bisedimet me Kosovën.

Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri pasi në media ditë më parëu raportua se delegacionit të Kosovës do t’i bashkohen emra të njohur të politikës botërore, si Madeleine Albright e Martti Ahtisaari.

Megjithatë, ai ka thënë se edhe angazhimi i tyre nuk do të mund ta ndryshonte formatin e dialogut pasi që kjo varet nga konsensusi.

“Do të kemi edhe ne njerëz që do ta ndihmojnë palën tonë dhe ata janë emra të njohur botërorë”, ka thënë Vuçiq, duke mos precizuar se për kë bëhet fjalë.

Duke folur për rajonin, Vuçiq tha se atë e brengos kompania kroate “Agrokor”, tensionet në Bosnje e Hercegovinë dhe ideja e Shqipërisë së Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat